Shoqëria Koncesionare “Porti MBM” njofton hapjen e pozicionit vakant për Përgjegjës Turni, i cili do të
bëhet pjesë e departamentit të Terminalit të Ngarkesave.
Data e fundit e aplikimit- 20/04/2025
AFTËSI DHE KUALIFIKIME
- Preferohet të ketë Diplomë e arsimit te lartë në Navigacion dhe Menaxhim Detar
- Preferohet eksperience e ngjashme pune
- Njohje e paketës Microsoft Office ( kryesish excel)
DETYRA SPECIFIKE
- Planifikimi dhe menaxhimi i personelit: Përgjigjet për organizimin dhe menaxhimin e stafit
në terminalin e ngarkesave, duke siguruar që planet e punës të realizohen me efikasitet dhe
brenda afateve të parashikuara. - Mbikëqyrja e planit operacional: Siguron zbatimin dhe mbikëqyrjen e planit operacional të
përgatitur nga Menaxheri Operacional i Terminalit të Ngarkesave. - Udhëzimi i brigadierëve: I jep udhëzime paraprake brigadierëve të stivadoreve për të
realizuar punën në mënyrë të sigurt dhe të optimizuar, në përputhje me planin operativ. - Menaxhimi i akostimit dhe lëvizjes së anijeve: Përgjigjet për akostimin dhe lëvizjen e anijes
në kalata, si dhe ç’akostimin e saj, duke siguruar prani dhe mbikëqyrje gjatë këtyre
operacioneve. - Informimi në kalimin e turneve: Gjatë kalimit të turneve, dorëzon informacion të detajuar
mbi statusin e punës, problematikat e hasura dhe planet e punës për vijim, duke siguruar që
marrësi të ketë informacionin e nevojshëm për të vazhduar punën pa vonesa. - Parashikimi dhe modifikimi i kohës së procesit: Bashkëpunon për të parashikuar kohën e
nevojshme për përfundimin e ngarkimit/shkarkimit të anijes dhe, në bazë të këtyre
parashikimeve, bëjnë ndryshime në planet e punës. - Regjistrimi i prezencës: Regjistron dhe raporton prezencën e punonjësve për çdo turn, duke
përfshirë manovratorëve të mjeteve të rënda, brigadierët dhe stivadoreve, dhe ia dërgon
raportin Menaxherit Operacional. - Regjistrimi i orarit të punës: Regjistron orarin e fillimit dhe mbarimit të punës për çdo
punonjës, duke përfshirë rastet e mungesave pa arsye dhe i raporton këto të dhëna Menaxherit
Operacional. - Monitorimi i efikasitetit të punës: Ndjek dhe kërkon nga manovratorët/vinçierët të punojnë
me efikasitet për të arritur rezultate të larta performancë në operacionet e ngarkesave dhe
shkarkimeve. Raporton mbi çdo problem dhe ndërhyn për të siguruar zgjidhje.