Shoqëria Koncesionare Porti MBM është në kërkim të një individi të organizuar, të kujdesshëm dhe me përvojë në përpunimin e të dhënave, i cili zotëron aftësi shumë të mira në Microsoft Excel, për të mbështetur në mënyrë efikase operacionet e Departamentit Cargo.
Detyrat kryesore do të përfshijnë:
• Përpunimi dhe analizimi i të dhënave të ngarkesave;
• Përgatitja e raporteve të rregullta për nevojat e Departamentit Cargo;
• Mbështetja e operacioneve të përditshme nëpërmjet përditësimit të të dhënave;
• Bashkëpunimi me departamente të tjera për të siguruar efikasitet dhe saktësi në menaxhimin e të dhënave.
. Kërkesat kryesore për këtë pozicion përfshijnë:
• Eksperiencë e mëparshme në përpunimin dhe analizimin e të dhënave;
• Aftësi shumë të mira në përdorimin e Microsoft Excel (përfshirë funksione, tabela pivot, grafikë, etj.);
• Aftësi organizative dhe komunikimi;
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Të interesuarit janë të lutur të aplikojnë në adresën info@portimbm.al