Parandalimi I Zjarrit dhe Shpërthimeve
Rreziqet e zjarrit dhe shpërthimeve vijnë si rezultat I prezencës së gazrave dhe lëngjeve të shpërthyeshëm, si oksigjenit dhe burimeve të tjera ndezëse gjatë aktiviteteve të ngarkimit dhe shkarkimit, dhe/ose të rrjedhjeve apo ndotjeve të produkteve të ndezshme. Burime të mundshme që shkaktojn ndezjen e flakës janë shkendija të shoqëruara me elektricitet static, ndricimi apo flakët te hapura.
Porti Yne është projektuar, ndërtuar dhe operon sipas standarteve nderkombëtare për parandalimin dhe kontrollin e zjarrit dhe parandalimin e rreziqeve të shpërthimit duke implementuar procedura të sigurisë për ngarkim-shkarkimin e produkteve drejt sistemin tonë të linjave transferuese, duke përfshire edhe valvulat e sigurisë dhe pajisjet e sistemit të emergjencës “shutdown”.
Masat parandaluese te burimeve të mundshme ndezëse janë marrë:
- Tokëzimi I duhur për të shmangur mbledhjen e elektricitetit static dhe rreziqet e shkëndijave. Përdorimi I instalimeve elektrike të sigurta dhe pajisjeve kundër shkëndijave.
- Implementimi I sistemeve të lejimit dhe procedurave formale për kryerjen e aktiviteteve të mirëmbajtes që kanë të bëjne me kryerjen e punëve të ngjitjes apo saldimevë, duke përfshirë pastrimin dhe tharjen e plote të linjave para nisjes së punimeve.
- Porti MBM ka pregatitur një plan reagimi ndaj zjarrit I cili mbështetet nga burimet dhe trajnimet e nevojshme, duke përfshirë trajnimin për përdorimin e fikëseve të zjarrit dhe planeve të evakuimit.
- Facilitetet tona janë të pajisuara me pajisje kundër zjarrit që plotësojnë specifikimet teknike të njohura ndërkombëtarisht për llojin dhe sasinë e materialeve shpërthyese dhe që ndizen të ruajtura në facilitetet tona. Shembuj të pajisjeve të fikjes së zjarrit përfshijnë pajisje fikëse të lëvizshme, mjete të motorizuara speciale si dhe sistem të fikjes së zjarrit automatic.