Zona e Lirë Portuale e Porto Romanos ofron disa avantazhe si pozicioni i saj gjeografik strategjik, infrastrukturën moderne të rrugëve dhe mjedisin e sigurt.
Porto Romano është 80 km larg nga Italia, 300 km larg Greqisë, 3 orë me makinë nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe është pjesë e korridorit 8 i cili është arteria kryesore rrugore që lidh të gjitha vendet e Ballkanit. I ndodhur në kryqëzimin e korridoreve tregtare midis Evropës dhe Azisë i jep Porto Romanos një avantazh unik.
Zona e Lirë Portuale e Porto Romanos përfshin një terminal në zonën e portit si dhe hapësirën e depozitave të hidrokarbureve.
MBM Port është porti më i madh i karburanteve në Shqipëri. Ai ka një kapacitet që furnizon si tregun shqiptar ashtu edhe atë të vendeve fqinje.
Kapacitet e stokimit:
Sipërfaqja totale e Zonës së Lirë Portuale | 1,034,552 m2 |
Numri i Depozitave |
53 tanks 30 Depozita cilindër LPG |
Kapaciteti Total i Stokimit |
399,122.182 cbm (Petroleum) 8400 cbm LPG |
Produktet e trajtuara | Produkte të naftës, LPG dhe lëngje të tjerë |
Zona e Lirë Portuale e Porto Romanos ka një infrastrukturë moderne për transferimin e Produkteve të Naftës dhe LPG nga porti në depozitat e stokimit. Ajo ka një rekord prej 1.2 milion ton të transferuara në vit.