Zona e Lirë Portuale e Porto Romanos
Zona e Lirë Portuale e Porto Romanos ndodhet në Durrës në një zonë specifike, e cila nuk është e ndarë nga pjesa tjetër e territorit, në të cilën trajtohen të gjitha llojet e mallrave. Për sa kohë që ato qëndrojnë nën regjimin e zonës së lirë- nuk ka asnjë afat kohor për qëndrim - mallrat nuk i nënshtrohen detyrimeve të importit, taksave të brendshme (TVSH ose taksat e akcizës) apo masave shtrënguese tregtare.
Zona e Lirë Portuale e Porto Romanos është në shërbim të kompanive me marrëdhënie biznesi ndërkombëtare të cilat dëshirojnë të përdorin avantazhet konkurruese të ofruara nga zona e lirë.
Shoqëria koncesionare Porti MBM (MBM Port) është një shoqëri e thjeshtë e themeluar në 2015 e zgjedhur për të administruar Zonën e Lirë Portuale të Porto Romano në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 493, datë 11.07.2019 “Për përcaktimin e një zone të lirë të një pjese të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë në Porto-Romano”.
Zona e Lirë ka një sipërfaqe prej 1,034,552 m2 dhe një port është pjesë e saj. Një polici private garanton sigurinë 24 orë në ditë përgjatë gjithë vitit.
Free Port Zone is highly attractive area thanks to its geographic position in the Dalmatian coast, greatest port capacity for loading/unloading and its proximity to the neighbor countries. It is also a voting member of the World Free Zones Organization.